Roma në krizë, detyrohet t’i shes Zaniolon dhe Pellegrinin

Roma mund të detyrohet t’i shes dy mesfushorët italian, Nicolo Zaniolon dhe Lorenzo Pellegrinin.

Mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe kriza e krijuar nga coronavirusi, mund ta detyrojnë Romën që t’i shes dy mesfushorët italian, Nicolo Zaniolon dhe Lorenzo Pellegrinin.

Liverpool ka shfaqur interes për transferimin e Zaniolos, sipas “Corriere dello Sport”.

Kurse, për Lorenzo Pellegrinin ka shfaqur interesim Paris Saint-Germain.

Përveç Parisit, për Pellegrinin kanë shfaqur interesim edhe skuadra si Juventus, Milan dhe Inter.

Nicolo Zaniolo i ka premtuar tifozëve të Romës se nuk do të largohet nga kryeqyteti i Italisë, largimi i tij do t’i dëshpëronte tifozët e kësaj skuadre.