Roma me ofertë të parefuzueshme për Bonaventuren

Giacomo Bonaventura do të jetë lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori italian do të largohet nga Milani, pas gjashtë viteve qëndrim në San Siro.

Calciomeracto, shkruan se Roma është duke bërë një ofertë të parezistueshme për mesfushorin itaian.

Roma pritet t’i ofrojë kontratë tre vjeçare me pagë prej 2 milionë euro në vit.

Po ashtu për 30 vjeçarin, kanë shprehur interesim skuadra si Atalanta, Fiorentina dhe Torino.