Foto: As Roma/Twitter

Roma me kontratë të re për Zaniolon

Nicola Zaniolo iu bashkua Romës në verën e vitit 2018 nga Interi, për 4.5 milionë euro.

20 vjeçari prej transferimit të tij në Romë ka  bërë paraqitje fantastike.

Zaniolo në gushtin e 2019-tes nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Romën me një pagë prej 1.5 milionë eurove në vit.

Por, Gazzetta dello Sport, shkruan se Roma është duke i ofruar kontratë të re mesfushorit italian.

Nga kontrata e re Zaniolo, pritet t’i fitoj 3 milionë euro në vit me bonuse.

Kujtojmë se italiani i ka këputur ligamentet e gjurit në këtë sezon në ndeshjen ndaj Juvnetusit.