Roma – Juventus përfundon pa fitues (VIDEO)

Roma dhe Juventusi i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me mesfushorin Jordan Veretout nga penalltia në minutën e 31’.

Ronaldo e barazoi rezultatin në minutën e 44’ nga penalltia.

Veretout e riktheu epërsinë e Romës në fundin e pjesës së parë pas një kundërsulmi të shpejtë nga vendasit.

Për bianconerët u vështirësuan punët pasi Adrien Rabiot u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62’.

Cristiano Ronaldo e shpëtoi Juventusin nga humbja duke e barazuar rezultatin pas asistimit të Danilos.

Pas një ndeshje Juventusi ka një fitore dhe një barazim.

Kurse Roma ka një humbje dhe një barazim.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.