Roma – Inter përfundon pa fitues (VIDEO)

Ka përfunduar pa fitues ndeshje Roma – inter, me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Stefan de Vrij në minutën e 15’.

Roma e barazoi rezultatin në minutën e 45+1’ me Spinazolën.

Mkhitaryan i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 57’.

Interi e barazoi rezultatin në minutën e 88’ me Lukakun nga penalltia.

Pas këtij barazimi Interi mbetet në vendin e dytë me 72 pikë, pesë pikë më pak se Juventusi që pozicionohet në vendin e parë.

Kurse Roma mbetet në vendin e pestë me 58 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.