Roma – Geona përfundon pa fitues

Roma dhe Geona i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 3-3, në kuadër të xhiros së parë në Serie A.

Roma e nisi furishëm duke kaluar në epërsi me Cengiz Underin në minutën e 6’.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 16’ me Pinamontin.

Ishte Edin Dzeko që e riktheu epërsinë në minutën e 30’.

Mirëpo Genoa nuk u dorëzua dhe arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 43’ me Crisiton.

Kolarov shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 49’ për rezultatin 3-2.

Por, mysafirët insistuan përsëri dhe ia arritën qëllimit që ta barazojnë rezultatin me Kouamen në minutën e 70’.