Roma fiton ndaj Brescias (VIDEO)

Roma ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Brescias, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiro e 32-të në Serie A.

Qendërmbrojtësi argjentinas Federico Fazio shënoi për 1-0, në minutën e 48’.

Për 2-0, shënoi sulmuesi kroat, Nicola Kalinic në minutën e 62’.

Golin e tretë e shënoi Nicolo Zaniolo, i cili u rikthye nga lëndimi i gjatë që e kishte në gju këtë javë.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e pestë me 54 pikë.

Brescia mbetet në vendin e 19-të me 21 pikë, pothuajse e përshëndetur me Serie A.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.