Roma fiton me golat e Edin Dzekos (VIDEO)

Roma ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Sampdorias me rezultat 2-1, e cila u luajtur në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

Manolo Gabiadini e kaloi Sampdorian në epërsi në minutën e 11’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Sampdorias.

Edin Dzeko ishte heroi i Romës në këtë ndeshje.

Dzeko i barazoi shifrat në 1-1, duke shënuar në minutën e 64’.

Sulmuesi boshnjak shënoi në minutën e 85’ për ta kaluar Romën në epërsi dhe për t’ia dhën fitoren e 14-të në këtë sezon në Serie A.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e pestë me 48 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.