Roma e ‘shkel’ Spalin në shtëpi (VIDEO)

Roma ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1, në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke kaluar në epërsi me Nikola Kalinicin në minutën e 10’.

Spali e barazoi rezultatin me sulmuesin italian Alberto Cerri në minutën e 24’.

Carles Perez e riktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 38’

Pjesa e dytë në tërësi i takoi mysafirëve të cilët i shënuan katër gola gola.

Alexander Kolarov shënoi për 3-1, në minutën e 47’

Në minutën e 52’ Bruno Peres shënoi për 4-1.

Peres shënoi përsëri për rezultatin 5-1, në minutën e 75’.

Për 6-1, shënoi Nicolo Zaniolo në fundin e takimit.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e pestë me 61 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.