Roma e ‘shkel’ Leccen (VIDEO)

Roma ka shënuar fitore të lehtë ndaj Lecces me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Serie A.

Cengiz Under shënoi për 1-0, në minutën e 13’.

Për rezultatin 2-0, shënoi Mkhitaryan në minutën e 37’.

Edhe në pjesën e dytë u pa në fushë vetëm një skuadër, ajo e Romës.

Edin Dzeko e trefishoi epërsinë në minutën e 69’ për 3-0.

Për rezultatin 4-0, shënoi Aleksander Kolarov në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e pestë me 42 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.