Roma e gatshme të negociojë me Manchester Unitedin për Smallingin

Chris Smalling është transferuar te Roma në verën e vitit 2019, nga Manchester Unitedi.

Smalling pritet të kthehet në United pasi të mbaroj sezoni në Serie A, pasi është i huazuar për një sezon te skuadra italiane.

30 vjeçari anglez ka pasur paraqitje të mira me Romën, duke i bindur italianët që të tentojnë transferimin e tij.

Corriere della Sera, shkruan se Roma nuk dëshiron të paguaj para të gatshme për anglezin, duke tentuar një marrëveshje si në sezonin e kaluar.

Smalling ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022.