Roma e fiton derbin e qytetit ndaj Lazios

Roma e ka fituar derbin e qytetit ndaj Lazios me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

Henrikh Mkhitaryan shënoi për 1-0, në minutën e 42’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Vedat Muriqi u largua nga loja në minutën e 59’.

Për 2-0, shënoi sulmuesi spanjoll Pedro një gol të bukur në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e shtatë me 61 pikë.

Kurse, Lazio në vendin e gjashtë me 67 pikë.