Roma dhuron spektakël ndaj Crotones

Roma ka shënuar fitore me rezultat 5-0, ndaj Crotones, ndeshje e vlefshme për xhiron e 35-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë vendasit u paraqiten mjaftë mirë duke treguar fytyrë tjetër nga 45 minutëshi i parë.

Sulmuesi spanjoll Borja Mayoral shënoi për 1-0, në minutën e 47’.

Lorenzo Pellegrini e dyfishoi epërsinë në minutën e 70’.

Tre minuta më vonë Pellegrini e trefishoi epërsinë.

Për 4-0, shënoi Mkhitaryan në minutën e 78’.

Borja Mayoral e përmbylli serinë e golave duke shënuar për 5-0, në minutën e 90’.

Pas kësaj fitoreje Roma ngjitet në vendin e shtatë me 58 pikë.

Kurse, Crotone në vendin e fundit me 18 pikë.