River Plate ëndërron rikthimin e Gonzalo Higuainit

Gonzalo Higuain mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi argjentinas u rikthye në Juventu në verën e vitit 2019 me kërkesën e Maruizio Sarrit, duke treguar përformanca të mira me ‘bianconerët’.

Higuain ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2022.

Tuttosport shkruan se skuadra argjentinase River Plate, po ëndërron rikthimin e Higuainit në merkaton e verës.

River Plate, pritet t’i ofrojë Juventusit sulmuesin e ri argjentinas Julian Alvarez, ashtu siç kishte bërë Boca Juniors kur e kishte transferuar Carlos Tevezin e kishte përfshirë në shkëmbim Rodrigo Bentacurin.

Rodrigo Bentacur sot është njëri prej mesfushorëve më të mirë te “zonja e vjetër”.

Higuain ishte larguar nga River Plate në vitin 2007 duke iu bashkuar Real Madridit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!