Rikthehet Liga e Kampionëve, priten shume ndeshje interesante

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, ku në program pritet të zhvillohen ndeshje interesante.

Dy ndeshjet e para që nisin prej orës 18:45 janë Malmo – Chelsea dhe Wolsburg – Salzburg.

Chelsea ka gjashtë pikë nga tre takime të zhvilluara ndërsa Malmo është në kërkim të tre pikëve të para në grupin H.

Në Gjermani Wolsburg pret ekipin e Salzburgut. Wolsburg gjendet në pozitën e fundit në tabelë në grupin G me dy pikë të grumbulluara ndërsa Salzburg gjendet në pozitën e parë me 7 pikë të grumbulluara.

Ndërsa takimet tjera nisin nga ora 21:00.

Në Itali pritet të zhvillohet dueli interesant në mes të Atalantas dhe Manchester United. Në ndeshjen e fundit United riktheu rezultatin nga 2:0 në 3:2.

Atalanta gjendet në pozitën e tretë me katër pikë të grumbulluara ndërsa United gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë të grumbulluara në kuadër të grupit F.

Bayern Munich pret ekipin portugez Benfica në kuadër të grupit E. Bayern gjendet në pozitën e parë me nëntë pikë të grumbulluara ndërsa Benfica gjendet në pozitën e dytë me katër pikë.

Duelet tjera në program janë Barcelona-Dinamo Kyiv, Villarreal-Young Boys ,Sevilla-Lille si dhe Juventus-Zenit.