Rikthehet Formula 1: Sot gara për çmimin e madh të Bahrein
Pas përfundimit të diskutueshëm të sezonit të Formula 1 sezonin e kaluar, gjithçka fillon përsëri në Çmimin e Madh të Bahreinit këtë fundjavë.
Max Verstappen e rrëmbeu titullin e tij të parë botëror në F1 duke e mposhtur Lewis Hamilton në xhiron e fundit në një garë drithëruese finale në Abu Dhabi.
Verstappen dhe Hamilton do t’i rinovojnë rivalitetet në pistën ndërkombëtare të Bahreinit në Sakhir.
Por një ndryshim i madh rregullash ofron një ndjenjë të madhe të paparashikueshmërisë për fushatën e re të F1. Aerodinamika është riparuar, rrotat janë shpërbërë dhe struktura e drejtorit të garës që u dëshmua kaq e diskutueshme vitin e kaluar u rinovua.
Seanca e parë kualifikuese e sezonit F1 2022 është zhvilluar të shtunën pasdite sipas orës sonë lokale.
Charles Leclerc ia ka dalë të renditet në pozitën e parë me bolidin e tij Ferrari, i cili sot ishte shumë i shpejtë në Bahrein, duke mposhtur Max Verstappen dhe Carlos Sainz me një të dhjetën e sekondës; Kampioni aktual dhe i shtatëfishtë, Lewis Hamilton, u rendit i pesti për Mercedes, kampioni i dyfishtë Alonso zuri pozitën e tetë, George Russell i nënti; Valtteri Bottas dhe Kevin Magnussen e përmbyllin listën top-10;
Në një kualifikim të paparashikueshëm dhe shumë konkurrues nën ndricimin e 1770 dritave në Sakhir, ishte një betejë ndërmjet Ferrari dhe Red Bull gjatë gjithë kohës, por ishte Leclerc ai që e dha maksimumin kur kishte më shumë rëndësi në xhiron e tij të fundit të në kualifikimet e së shtunës.
Verstappen gjithashtu u përmirësua në xhiron e tij të fundit, megjithëse përfundoi me një të dhjetën më poshtë se Leclerc në vendin e dytë. Verstappen do ta sfidojë Ferrarin në garën hapëse të sezonit të sivjetmë që do të mbahet në Bahrein GP, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës tonë lokale.
“Natyrisht që dy vitet e fundit për skuadrën kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, por e dija se ishte vetëm çështje kohe para se të ktheheshim në krye”, tha Leclerc, me Ferrarin menjëherë në garë në fillimin e epokës së re të 2022.
Mercedes, megjithatë, nuk ishte në të njëjtin nivel me një Ferrari të rinovuar dhe me një Red Bull gjithnjë e më të fortë për ta filluar sezonin.
Sergio Perez u rendit i katërti për Red Bull ndërsa Lewis Hamilton në vendin e pestë.
Ishte një ditë edhe më e keqe për George Russell në kualifikimin e tij të parë me Mercedes së bashku me Hamilton, me britanikun vetëm në vendin e nëntë pas dy xhirove të vështira gjatë kualifikimeve në një bolid krejtësisht të ri që ka vuajtur gjatë testimit dhe fundjavës në Bahrein.
Valtteri Bottas u rendit menjëherë pas shokut të vjetër të skuadrës, Hamilton me Alfa Romeo-n e tij që doli si një befasi e këndshme në këto kualifikime, ndërkohë që Kevin Magnussen ishte një tjetër befasi në top-10 për Haas, duke u kualifikuar i shtati në rikthimin e tij në F1. Kampioni i dyfishtë i Formula 1, spanjolli, Fernando Alonso, e siguroi pozicionin e tetë në garën e nesërme.
Ishte një seancë zhgënjyese për McLaren, me Lando Norris së bashku me pilotin e Aston Martin, Nico Hulkenberg të cilët përfunduan në fund të renditjes.
Rezultati kualifikues i Bahrein GP, top 10
1) Charles Leclerc, Ferrari
2) Max Verstappen, Red Bull
3) Carlos Sainz, Ferrari
4) Sergio Perez, Red Bull
5) Lewis Hamilton, Mercedes
6) Valtteri Bottas, Alfa Romeo
7) Kevin Magnussen, Haas
8) Fernando Alonso, Alpine
9) George Russell, Mercedes
10) Pierre Gasly, AlphaTauri
Ky ishte një rezultat kualifikues tw cilin askush nuk e priste. Frika mbizotëronte se ishte se Max Verstappen do të dalë me gjysmë sekonde më i shpejtë se pjesa tjetër e pilotëve, por, në vend të kësaj, ai e gjeti veten mes dy Ferrari-ve për garën e së dielës.
Verstappen, megjithatë, deklaroi në konferencën për media pas kualifikimeve se bolidi i tij është një bolid garash edhe më e mirë se ajo nw kualifikuese, kështu që ai mund ta nisw mbrojtjen e titullit me një start prej fituesi.
Një konsideratë e posaçme për Valtteri Bottas (P6), i cili ishte më i shpejtë se njeriu që e zëvendësoi atë në Mercedes, gjë që duhet të ketë qenë e kënaqshme, dhe Kevin Magnussen (P7), i cili i kishte dhënë lamtumirën F1 përpara thirrjes së vonë nga Haas për ta zëvendësuar rusin Nikita Mazepin.
Gara e parë e Formula 1 për kampionatin e vitit 2022 do të mbahet në Bahrein, në pistën Sakhir, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës tonë lokale./Sky Sports