
Rikthehet Broja, i gatshëm për sfidën kundër Aston Villa
04.11.2021 - 17:25
Armando Broja është rikthyer nga lëndimi dhe pritet që të jetë i gatshëm për sfidën kundër Aston Villa.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës Southampton, Ralph Hasenhüttl i cili është shprehur se Broja tashmë është i gatshëm.
“Ai është kthyer, ai është në dispozicion për fundjavë”, tha trajneri i Southampton.
Broja ishte lënduar para përballjes kundër Watford, por tashmë ai është i gatshëm.
Broja këtë sezon ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka arritur që të shënojë dy gola. Ai është i huazuar te Southampton nga skuadra e Chelsea.
Southampton-Aston Villa përballen në mes veti ditën e nesërme në kuadër të javës së 11-të në Ligën Angleze të futbollit.