Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet Llapi – Drita, Ferizaj – Trepça ‘89

Kanë përfunduar dy pjesët e parë në ndeshjet Llapi – Drita dhe Ferizaj  – Trepça ’89.

Drita është duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 2-0.

Mergim Pefqeli shënoi autogol në minutën e 6’ për 1-0.

Për 2-0, shënoi Kastriot Rexha në minutën e 12’.

Trepça ’89 është duke e mposhtur Ferizajn në shtëpi të vet me rezultat 3-0.

Arb Manaj shënoi për 1-0, në minutën e 18’.

Mysafirët e dyfishuan epërsinë me Ardian Mujën në minutën e 20’.

Mitrovicasit në minutën e 39’ e trefishuan epërsinë me sulmuesin nga Klina, Arb Manaj për rezultatin 3-0.