Rezultate interesante në xhiron e 19-të në Ligën e Parë

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e xhiros së 19-të në Ligën e Parë.

Besa e Pejës, ka triumfuar ndaj Arbërisë në derbin e xhiros me rezultat 2-0

Rezultat i befasishëm ndodhi edhe në Malishevë, pasi Dardana fitoi si mysafir me rezultat 2-1.

2 Korriku ka shënuar fitore të lehtë ndaj Vallëznimit me rezultat 4-1.

Drenasi e ka mposhtur Trepçën me rezultat 2-0.

Pas kësaj xhiroje Besa e Pejës mbetet liderë në tabelë me 37 pikë, e ndjekur nga Arbëria me 33 pikë dhe Malisheva 30 pikë.