Rey Manaj shënon supergol për Barcelonën (VIDEO)

Barcelona ka kaluar në epërsi në minutën e 60’ me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.

Manaj ka shënuar një supergol në pjesën e dytë duke i kaluar blaugranët në epërsi për 1-0.

Barcelona është duke zhvilluar miqësore me skuadrën Nastic De Tarragona në “Camp Nou”.

Rey Manaj u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Kujtojmë që Manaj është pjesë e Barcelonës B, por fazën përgatitore është duke e kryer me ekipin e parë të Barcës.