Rey Manaj shënon hat-trick për Barcelonën (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka shkëlqyer në fitoren e Barcelonës ndaj Gimnastic De Tarragonës duke shënuar hat-trick.

Manaj u inkuadrua në pjesën e dytë.

24 vjeçari e zhbllokoi rezultatin në minutën e 60’ duek shënuar një supergol.

Për 2-0, shënoi Collado në minutën e 85’.

Barca e trefishoi epërsinë në minutën e 86’ me Manajn.

Rey Manaj shënoi për 4-0, në minutën e 90’ nga penalltia duke e kompletuar hat-trickun e tij.