Renditja tabelare e Superligës pas xhiros së 11, Gjilani i vetëm në kreun e tabelës (FOTO)
24.10.2019 - 21:33
Skuadra e Gjilanit e ka mbyllur fazën e parë kampionale në vendin e parë me 24 pikë, pas 11 xhirove, duke i shënuar tetë fitore dhe tri humbje.
Djelmoshat e drejtuar nga Gentian Mezani i kanë befasuar të gjithë me paraqitjet e mira dhe kjo iu është shpërblyer me vendin e parë.
Në vendin e dytë me një pikë më pak (23), është Ballkani i drejtuar nga Ismet Munishi.
Vendin e tretë është Drita me 21 pikë.
Kurse Prishtina e Llapi me nga 20 pikë janë në pozitën e katërt e pestë.
Kampioni aktual i Superliges, Feronikeli, pozicionohet në vendin e gjashtë me 19 pikë.
Në vendin e fundit është Vushtrria me gjashtë pikë.