Renditja finale për Topin e Artë: Messi, Van Dijk dhe Ronaldo

Tashmë dihet renditja për Topin e Artë, nga France Football, Lionel Messi u shpall fitues.

Ky është trofeu i gjashtë i fituar nga ylli i Barcelonës në karrierën e tij si futbollist duke e lënë pas Cristiano Ronaldon i cili i ka pesë.

Në vendin e dytë ishte Virgil Van Dijk, kurse i treti mbeti Cristiano Ronaldo.

Sadio Mane u pozicionua në vendin e katërt.