Reali triumfon në ‘El Clasico’

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga.

Karim Benzema shënoi një gol të bukur në minutën e 13’ pas asistimit të Vasquezit.

Toni Kroos shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 60’.

Blaugranët e ngushtuan epërsinë në minutën e 60’ me Minguezën.

Barca kishte mundësi që ta barazonte rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes, por Moriba e goditi shtyllën transversale.

Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 66 pikë, po aq pikë sa i ka Atletico në vendin e dytë.

Kurse, Barcelona në vendin e tretë me 65 pikë.