Reali ndalet nga Getafe

Reali ka barazuar me rezultat 0-0, ndaj Getafes, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në La Liga.

Madrilenët në këtë ndeshje luajtën me shumë mungesa me lojtarë si Carvajal, Casemiro, Hazard, Lucas, Nacho, Ramos, Valverde dhe Varane.

Pas këtij barazimi Reali mbetet në vendin e dytë me 67 pikë.

Kurse, Getafe mbetet në vendin e 15-të me 31 pikë.

Në xhiron e ardhshme Reali luan si mysafir ndaj Cadizit.

Kurse, Getafe luan si mysafir ndaj Barcelonës.