Reali mposht Getafen dhe rritë distancën e pikëve ndaj Barcelonës (VIDEO)

Real Madridi ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Getafes me rezultat të ngushtë 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Sergio Ramos në minutën e 79’ nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi pozicionohet në vendin e parë me 74 pikë, katër pikë më shumë se Barcelona që pozicionohet në vendin e dytë.

Në xhiron e ardhshme Reali luan si mysafir ndaj Athletic Bilbaos, kurse Barcelona po ashtu si mysafir ndaj Villarrealit.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.