
Reali lider i ri i La Ligas (VIDEO)
07.12.2019 - 15:26
Real Madrid ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Espanyolit me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.
Qendërmbrojtësi Varane shënoi në minutën e 37’ për rezultatin 1-0.
Golin e dytë për Realin, e shënoi Karim Benzema në minutën e 79’.
Pas kësaj fitoreje Real Madrid, e merr kreun e tabelës me 34 pikë, së paku deri në ndeshjen Barcelona – Mallorca e cila luhet sonte.