Reali kishte arritur marrëveshje me Mbappen për transferimin e tij, por coronavirusi prishi gjithçka

Kylian Mbappe është njëri prej futbollistëve më të mirë në tregun e futbollit.

21 vjeçari prej transferimit të tij në vitin 2017 në Paris nga Monaco, ka qenë në super formë duke treguar se do të bëhet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re.

Për francezin shumë skuadra kanë shprehur interesim që t’i kenë shërbimet e tij.

Ish-mesfushori i Parisit, Jerome Rothen, ka thënë se Mbappe pothuajse kishte nënshkruar me Real Madridin, por pas krizës së krijuar nga coronavirus janë prishur të gjitha planet për këtë transferim.

“E di nga informacione të sigurta që Mbappe dhe Real Madrid kishin arritur praktikisht akordin mes tyre. Por, ajo që po ndodh në botë do e shtyjë transferimin e lojtarit në Madrid. Nuk ka shanse që ai të qëndrojë te PSG apo të rinovojë kontratën. Palët kanë arritur një marrëveshje, Mbappe do të largohet në verë nga PSG, është thjesht çështje kohe”, ka deklaruar Rathen për Radio Montecarlo.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!