Reali kërkon mesfushorin e Lyonit

Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar pritet të largohet nga skuadra franceze në fund të sezonit.

Për 22 vjeçarin kanë shprehur interesim Arsenali, Liverpooli, Parisi dhe Juventusi.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, shkruan se Real Madridi ka hyrë në garë për Aouarin.

Spanjollët janë të gatshëm t’i ofrojnë 30 milionë euro për mesfushorin e Lyonit.

Reali pritet të ketë konkurrencë të madhe për t’i siguruar shërbimet e Aouarit.