Reali i pandalshëm, shënon fitoren e tetë radhazi

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Real Sociedadit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Ndeshja nuk nisi mirë për madrilenët pasi Karim Benzema u detyrua të largohet nga loja në minutën e 17-të për shkak të një lëndimi.

Vinicius Junior shënoi për 0-1 në minutën e 47-të pas asistimit të Luka Jovicit.

Luka Jovic shënoi për 0-2 në minutën e 57-të.

Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 39 pikë, tetë pikë më shumë se Sevilla në vendin e dytë.

Kurse, Sociedadi mbetet në vendin e pestë me 29 pikë.