Reali fiton pa problem ndaj Alavesit

Real Madridi ka fituar me rezultat 1-4, ndaj Alavesit në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.

Casemiro e hapi serinë e golave në minutën e 15’, pas asistimit të Kroosit.

Për 0-2, shënoi Karim Benzema në minutën e 41’ pas asistimit të Eden Hazardit.

Hazardi shënoi për 3-0, në minutën e 45+1’.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Joselun në minutën e 59’.

Për 1-4, shënoi Karim Benzema në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Reali mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, katër pikë më pak se Atletico që pozicionohet në vendin e parë.

Kurse, Alavesi pozicionohet në vendin e 17-të me 18 pikë.