Reali fiton ndaj Espanyolit dhe fillon shkëputjen ndaj Barcelonës (VIDEO)

Real Madrid ka vazhduar me fitore, pas fitores ndaj Mallorcas, madrilenët e kanë mposhtur Espanyolin me rezultat minimal 1-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Casemiro pas asistimit nga Benzema në minutën e 45’.

Pas kësaj fitoreje Real Madrid merr vendin e parë me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona që pozicionohet në vendin e dytë.

Reali në xhiron e ardhshme do të luaj si vendas ndaj Getafes.

Ndërsa Barcelonën do ta pret punë e vështirë pasi do të luaj ndaj Atletico Madridit.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!