
Reali fiton me vështirësi ndaj Sevillës (VIDEO)
05.12.2020 - 18:15
Real Madridi ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat 0-1, ndaj Sevillës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në La Liga.
Reali kaloi në epërsi në minutën e 55’, pas një goditje të Vinicius Juniorit, të cilin e futi në portë portieri i Sevillës.
Pas kësaj fitoreje Reali ngjitet në vendin e tretë me 20 pikë.
Kurse, Sevilla mbetet në vendin e pestë me 16 pikë.