Reali fiton me lehtësi ndaj Eibarit (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Eibarit, me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Bundesligë.

Madrilenët e nisën ndeshjen furishëm, pasi në minutën e 4’ kaluan në epërsi me mesfushorin gjerman Toni Kroos.

Sergio Ramos e dyfishoi epërsinë pas një aksioni të bukur nga Reali, në minutën e 37’.

Për rezultatin 3-0, shënoi Marcelo në minutën e 37’.

Eibari golin e nderit në këtë ndeshje e shënoi në minutën e 60’ me Pedro Bigasin.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 59 pikë, dy më pak se Barcelona që është në vendin e parë.

Kurse Eibarit në vendin e 16-të me 27 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.