Reali eliminon Liverpoolin nga Liga e Kampionëve

Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 0-0, ndaj Liverpoolit në ndeshjen kthyese të çerekfinales.

Spanjollët janë kualifikuar në gjysmëfinale falë fitores me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë.

Në gjysmëfinale, Reali do të takohet me Chelsean, po ashtu me një tjetër skuadër angleze.