Reali e ‘shkel’ Mallorcan, shkëlqejnë Asensio dhe Benzema

Real Maridi ka shënuar fitore me rezultat 6-1 ndaj Mallorcës, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në La Liga.

Marco Asensio ka shënuar hat-trick duke shkëlqyer në këtë ndeshje.

Po ashtu, paraqitje fantastike ka bërë edhe Karim Benzema me dy gola dhe dy asiste.

Pas kësaj fitoreje Reali e merr kreun e tabelës me 16 pikë, me pesë fitore dhe një barazim nga gjashtë ndeshje.

Mallorca mbetet në vendin e 10 me tetë pikë.