Reali e mposht Bilbaon me golin e Nachos (VIDEO)

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos, me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 37-të në La Liga.

Golin e fitore për madrilenët e shënoi mbrojtësi Nacho Fernandes në minutën e 68’.

Pas kësaj fitoreje Reali mbete në vendin e dytë me 81 pikë, dy më pak se Aletico që është në vendin e parë.

Në xhiron e ardhshme, Reali do të luajë si vendas ndaj Villarrealit.

Kurse, Atletico luan ndaj Valladolidit.