Reali e mposht Barcelonën në ‘Cam Nou’ (VIDEO)

El Clasico i ka takuar Real Madridit, pasi e ka mposhtur Barcelonën në “Camp Nou”, me rezultat 1-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në La Liga.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke kaluar në epërsi me Valverden në minutën e 5’.

Ansu Fati shënoi për 1-1 në minutën e 8’.

Reali e riktheu epërsinë në minutën e 63’ me Sergio Ramosin në minutën e 63’.

Luka Modric shënoi për 1-3, në minutën e 90’, pas gabimit të portierit të Barcës.

Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë.

Kurse, Barcelona në vendin e 10-të me shtatë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.