Reali e gjen zëvendësuesin e Gareth Bale te Napoli

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në verën e vitit 2022, pasi i skadon kontrata me madrilenët.

Uellsiani shumicën e kohës është duke e kaluar si i lënduar duke mos i bindur drejtuesit madrilen për mos t’ia vazhduar kontratën.

Sipas mediumit Fichajes, Reali e ka gjetur zëvendësuesin në Napoli.

Sulmuesi meksikan Hirving Lozano para disa ditëve ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Napoli për të një skuadër më e madhe.

Reali e sheh Lozanon si zëvendësues ideal te uellsit Gareth Bale.