Reali dhe Sevilla i ndajnë pikët

Real Madridi dhe Sevilla kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Fernandos në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Marco Asensio e barazoi rezultatin në minutën e 67’.

Në minutën e 78’ Ivan Rakitic e riktheu epërsinë e Sevillës nga penalltia.

Për 2-2, shënoi Eden Hazard pas një devijimi të topit nga Toni Kroos.

Pas këtij barazimi Reali mbetet në vendin e dytë me 75 pikë.

Kurse, Sevilla në vendin e katërt me 71 pikë.