Real Sociedadi me një lojtar më pak e mposht Mallorcan

Real Sociedadi ka shënuar fitore dramatike ndaj Mallorcas, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në La Liga.

Vendasit mbeten me një lojtar më pak në fundin e pjesës së parë, pasi mbrojtësi i krahut, Munoz u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi spanjoll Julen Lobete në fundin e takimit.

Pas kësaj fitoreje Sociedadi pozicionohet në vendin e parë me 20 pikë.

Ndërsa, Mallorca mbetet në vendin e 12-të me 11 pikë.