Real Sociedad – Real Madrid, befasi në formacionet zyrtare (FOTO)

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Real Sociedad- Real Madrid, që luhet në kuadër të xhiros së 30-të prej orës 22:00.

Real Sociedad kërkon fitore në këtë ndeshje që t’i afrohet vendit të katërt që e dërgon ne Ligën e Kampionëve.

Kurse Real Madridi kërkon fitore që t’ia rrëmbej vendin e parë Barcelonës.

Zidane ka befasur në këtë ndeshje me formacionet zyrtare duke lënë në bankën rezervë Luka Modricin, Benjamin Mendyn dhe Eden Hazardin.

James Rodriguez, Marcelo dhe Junior Vinicius do të luajnë në vend të tyre.