Real Madrid vazhdon të insistoj për Fabian Ruizin

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, është bërë njëri pre lojtarëve më të kërkuar në Europë pas përformancave të mira me Napolin në sezonin e fundit.

Spanjolli iu ka bashkuar Napolit në verën e vitit 2018 për 30 milionë euro nga Real Betisi.

Barcelona dhe Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munchen, janë klubet që interesohen për 24 vjeçarin.

Por, gazetat sportive Mundo Deportivo dhe AS, insistojnë se Real Madridi është skuadara favorite për të nënshkruar me Fabian Ruizin.

Ruiz në këtë sezon i ka bërë 32 paraqitje duke i shënuar tre gola dhe dy asistime.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!