Real Madrid me mungesë të madhe për finalen e Superkupës

Real Madrid do të përballet kundër Ateltico Bilbaos në finalen e Superkupës së Spanjës.

Por për këtë ndeshje ekipi nuk mund të llogaritë në shërbimet e Carvajal pasi që lojtari ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit spanjoll.

Në Spanjë ekziston frika që nesër dhe pasnesër, që do të bëhen së paku edhe dy teste për COVID-19,  ku mund të rezultojnë pozitivë futbollistë të tjerë, pas kontakteve me Carvajalin.

Real Madrid vjen në këtë finale pas fitores kundër Barcelonës me rezultat 3:2 ndërsa Bilbao vjen pas fitores kundër Atletico Madrid me rezultat 2:1.

Ndeshja finale e Superkupës së Spanjës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00.