Real Madrid lideri i ri në La Liga (VIDEO)

Real Madrid ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat të ngushtë 2-1, si mysafir në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Sergio Ramos i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 50’ nga penalltia të cilën e fitoi Vinicius Junior.

Për 2-0, shënoi Karim Benzema pas asistimit të Valverdes.

Mikel Merino shënoi për vendasit në minutën e 83’ për ta ngushtuar epërsinë e Realit.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi rrëmben kreun e tabelës me 65 pikë, aq sa ka Barcelona.

Kurse Sociedadi mbetet në vendin e gjashtë me 47 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.