Real Madrid lider i ri i La Ligas (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sevillas me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në La Liga.

Pas kësaj fitoreje Reali e ka rrëmbyer kreun e tabelës me 43 pikë, tri pikë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Realin e kaloi në epërsi Casemiro në minutën e 57‘.

Sevilla e barazoi rezutlatin 1-1, në minutën e 64‘ me Luuk de Jong.

Për rezultatin 2-1, shënoi përsëri mesfushori brazilian Casemiro në minutën e 69’.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.