Real Madrid hynë në garë për Bennacerin

Real Madrid ka hyrë në garë për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer.

Mesfushori algjerian është duke u monitoruar që një kohë nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

PSG ishte ekipi i parë që kishte shprehur interesim për Bennacerin, pas francezëve në garë ka hyrë edhe Manchester City me kërkesën e Pep Guardiolës.

Foot Mercato”, shkruan se garës për 22  vjeçarin u është bashkuar edhe Real Madridi, pas përformancave të mira në këtë sezon me që ka pasur algjeriani me Milanin.

Zinedine Zidane dëshiron mesfushorin 17 vjeçar të Stade Rennais, Eduardo Camavingan, por Bennaceri është opsion më i mirë për spanjollët.

Ismael Bennacer iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Empoli për 16 milionë euro.