Real Madrid e vëzhgon Ferran Torresin

Ferran Torres është duke i mahnitur të gjithë me super paraqitje në këtë sezon me skuadrën e Valencias.

20 vjeçari spanjoll ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave europiane.

Gazeta spanjolle Marca, shkruan se, Real Madrid i ka hedhur sytë nga sulmuesi spanjoll.

Është vet trajneri Zinedine Zidane, që e ka prioritet kryesor Ferran Torresin për merkaton e verës.

Kontrata e Torresit me Valencian i skadon në verën e vitit 2021.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!