Real Madrid e dëshiron me çdo kusht transferimin e Camavingas

Është vetëm 17 vjeçar, por i ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2019/2020, me skuadrën franceze Stade Rennes.

Falë paraqitjeve të mira, për francezin kanë shfaqur interesim skuadra të mëdhaja europiane.

Gazeta spanjolle Marca, shkruan se Real Madrid e dëshiron me çdo kusht transferimin e 17 vjeçarit.

Camavinga pritet t’i bashkohet madrilenëve në afatin kalimtar të verës.

Vlera aktuale në tregun e transferimeve të Camavingas sillet rreth 40 milionë euro.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!