Real Madrid dëshiron transferimin e Igor Gomesit nga Sao Paulo

21 vjeçari brazilian Igor Gomes, është duke i mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij te skuadra e Sao Paulos.

Real Madrid është duke e vëzhguar Igor Gomezin i cili konsiderohet si Kaka i ri, shkruan gazeta spanjolle AS.

Për Gomesin po ashtu janë të interesuar edhe skuadra si Barcelona, Sevilla dhe Ajax.

Madrilenët duhet t’i paguajnë Sao Paulos 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Gomesit.

Kujtojmë se Reali ka transferuar edhe talentët brazilian si Vincius Junior, Rodrygo dhe Reiner.